Kalo te përmbajtja

Model falas · plotësohet ndërsa shkruan

Kontrata e qirasë: model falas

Plotëso të dhënat e palëve, të pronës dhe të qirasë, dhe kontrata shkruhet vetë në të djathtë. Fushat që i lë bosh mbeten me vijë, që t’i plotësosh me dorë. Printoje, ruaje si PDF ose kopjoje tekstin.

Plotëso kontratën

Ku dhe kur
Qiradhënësi, pronari
Qiramarrësi
Prona

Mobilimi

Qiraja dhe depozita

Pagesa

Afati
Shpenzimet që paguan qiramarrësi
Rregulla të tjera

Kafshët shtëpiake

Të dhënat ruhen vetëm në këtë pajisje dhe nuk dërgohen askund. Ky është model informativ dhe nuk është këshillë juridike: për raste të veçanta konsultohu me një jurist ose noter para nënshkrimit.

KONTRATË QIRAJE

Kontrata shkruhet këtu ndërsa plotëson fushat.

Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të ketë një kontratë qiraje?

Palët me të dhënat e tyre, pronën dhe adresën, qiranë dhe datën e pagesës, depozitën dhe kur kthehet, kohëzgjatjen, kush i paguan shpenzimet, detyrimet e secilës palë, si ndërpritet kontrata dhe si dorëzohet prona. Më shumë te si të marrësh me qira një banesë.

A duhet ta vërtetoj kontratën e qirasë te noteri?

Kjo varet nga rasti dhe nga ajo që kërkojnë palët ose institucionet. Pyet një noter ose jurist nëse kontrata jote duhet vërtetuar, sidomos për qira afatgjata ose për lokale afariste.

A ruhen diku të dhënat që shkruaj?

Jo në Strehëza. Kontrata plotësohet vetëm në shfletuesin tënd dhe të dhënat ruhen vetëm në këtë pajisje, që të mos humbin nëse e rifreskon faqen. Me butonin Fshi të dhënat i heq menjëherë.

Si e ruaj kontratën si PDF?

Shtyp Printo ose ruaj si PDF dhe te dritarja e printimit zgjidh Ruaj si PDF. Kontrata del vetëm, pa pjesët e tjera të faqes.

A është ky model këshillë juridike?

Jo. Është model informativ për marrëveshjet e zakonshme. Për raste të veçanta, konsultohu me një jurist ose noter para nënshkrimit. Para hyrjes, përdor edhe listën e kontrollit për qiranë.

Mjete të tjera falas

Kalkulatorë dhe modele për blerjen, qiranë dhe tokën, me çmimet reale të tregut nga Strehëza.

Të gjitha mjetet