1. Të dhënat që mbledhim
- Llogaria: emri, adresa e emailit dhe pronat që ruan te të preferuarat. Fjalëkalimi nuk ruhet kurrë në formë të lexueshme, por vetëm si kod i koduar njëkahësh.
- Publikimi: kur publikon prona, ruajmë pronat dhe fotot e tyre, dhe telefonin, WhatsApp-in dhe, vetëm nëse e zgjedh, email-in që shfaqen te to. Profili i biznesit, kur e krijon, përmban emrin, llojin, logon, kontaktet, qytetin, adresën dhe përshkrimin e biznesit, që shfaqen publikisht te Ofruesit dhe te pronat e biznesit.
- Mesazhet: kur na shkruan përmes formularëve, ruajmë emrin, emailin, telefonin nëse e jep, kompaninë nëse e jep, temën, ID-në e shpalljes kur raporton një të tillë, dhe mesazhin.
- Kërkesat për reklamim: kur një biznes plotëson formularin në faqen Reklamo, ruajmë emrin, emrin e biznesit, emailin, telefonin dhe faqen nëse jepen, çfarë i intereson, vendet dhe kohëzgjatjen që zgjedh, dhe mesazhin, që t’i dërgojmë ofertën.
- Reklamat: për çdo reklamë numërojmë vetëm sa herë u shfaq dhe sa herë u klikua, gjithsej. Nuk ruajmë kush e pa ose kush e klikoi.
- Statistikat e vizitave: të dhëna të përgjithshme si faqet e shikuara, lloji i pajisjes, shfletuesi dhe shteti, që na ndihmojnë ta përmirësojmë platformën.
- Vendi i përafërt: shteti dhe qyteti nga i cili po e shfleton faqen, sipas lidhjes me internetin, për të sugjeruar monedhën tënde dhe për të shfaqur së pari pronat afër teje. Vendndodhjen e saktë të pajisjes e përdorim vetëm kur e kërkon vetë me butonin “Përdor vendndodhjen time të saktë”, dhe vetëm për renditjen e pronave. Nuk e ruajmë adresën as vendndodhjen tënde te ne.
2. Çfarë nuk mbledhim
- Nuk marrim pagesa dhe nuk mbledhim të dhëna kartash apo llogarish bankare. Strehëza nuk shet, nuk blen dhe nuk ndërmjetëson prona.
- Nuk mbledhim dokumente identiteti, dokumente pronësie apo kontrata.
- Nuk regjistrojmë telefonatat, mesazhet në WhatsApp apo emailet që shkëmben me ofruesit. Butonat e kontaktit hapin drejtpërdrejt aplikacionin tënd.
- Kur kërkon me fjalët e tua, fjalia përpunohet vetëm për t’u kthyer në filtra dhe nuk ruhet te ne.
3. Si i përdorim
I përdorim të dhënat për të të mundësuar llogarinë dhe të preferuarat, për t’iu përgjigjur mesazheve dhe raportimeve, për të dërguar emailet që i kërkon vetë, si rivendosja e fjalëkalimit ose konfirmimi i mesazhit, dhe për ta mbajtur platformën të sigurt. Nuk të dërgojmë reklama pa pëlqimin tënd.
4. Me kë i ndajmë
Nuk i shesim, nuk i japim me qira dhe nuk i ndajmë të dhënat e tua me ofruesit apo me reklamues. Kur kontakton një ofrues, vendos vetë çfarë i dërgon atij. Të dhënat i ndajmë vetëm me shërbimet që e mbajnë faqen në punë, si strehimi dhe emaili i faqes, ose kur na e kërkon ligji.
5. Ruajtja në shfletues
Shfletuesi yt mban disa të dhëna të vogla, që faqja të punojë si e lë:
- Hyrja: një kod sesioni, që të mos kesh nevojë të hysh në çdo vizitë. Fshihet kur del nga llogaria dhe skadon vetë pas 30 ditësh.
- Monedha: monedha e sugjeruar ose ajo që zgjedh vetë, si dhe kurset e ditës. Monedhën mund ta ndryshosh kurdo nga menuja ose nga fundi i faqes.
- Qyteti: qyteti nga i cili po e shfleton faqen, ose ai që zgjedh vetë, që pronat afër teje të shfaqen të parat. E ndryshon kurdo me butonin e qytetit mbi rreshtin e parë në ballinë, ose zgjedh “Shfaq gjithë Kosovën”.
- Kërkimi: mënyra e kërkimit që zgjodhe, me fjalë ose me filtra, dhe tri kërkimet e tua të fundit me fjalë, që t’i gjesh shpejt. Këto mbeten vetëm në pajisjen tënde.
- Historiku: pronat që ke hapur së fundi, deri në 30, dhe kërkimet e tua të fundit, deri në 6, që t’i gjesh shpejt në ballinë dhe të të sugjerojmë prona të ngjashme. Mbeten vetëm në pajisjen tënde, edhe pa llogari, dhe nuk i ruajmë te ne. I fshin kurdo me butonin “Pastro historikun” në ballinë.
Mund t’i fshish në çdo kohë duke pastruar të dhënat e faqes nga cilësimet e shfletuesit.
6. Hartat
Faqet e pronave dhe harta e kërkimit përdorin veçori të Google Maps. Përdorimi i tyre i nënshtrohet Kushteve shtesë të shërbimit të Google Maps/Google Earth dhe Politikës së privatësisë së Google.
7. Të dhënat e ofruesve dhe të agjentëve
Emrat, fotot dhe kontaktet e ofruesve dhe të agjentëve të tyre që shfaqen në Strehëza janë kontakte biznesi që vetë ofruesit i kanë publikuar te faqet ose shpalljet e tyre. Çdo profil dhe çdo shpallje tregon burimin nga vjen.
Profilet e bizneseve të krijuara në Strehëza përmbajnë vetëm të dhënat që vetë biznesi i shton. Biznesi i ndryshon ose e mbyll profilin kurdo te Profili i biznesit.
Nëse je ofrues ose agjent dhe dëshiron që të dhënat e tua të korrigjohen ose të hiqen, na shkruaj nga faqja Kontakt ose Për ofruesit.
8. Sa kohë i mbajmë
- Llogaria, fotoja e profilit dhe pronat e ruajtura: derisa ta fshish llogarinë. Kur e fshin, fshihet edhe fotoja.
- Pronat që publikon: derisa t’i fshish nga Pronat e mia ose ta fshish llogarinë. Një pronë që e heq nga faqja ruhet te “Të hequra”, që ta rikthesh, derisa ta fshish përgjithmonë. Kur fshin llogarinë, fshihen të gjitha pronat, fotot dhe profili yt si publikues, bashkë me profilin e biznesit dhe logon e tij. Kur mbyll vetëm profilin e biznesit, fshihet edhe logoja e tij.
- Mesazhet: për aq kohë sa nevojiten për t’iu përgjigjur dhe për të ndjekur raportimet. Mund të kërkosh fshirjen e tyre në çdo kohë.
- Vendi i përafërt dhe qyteti: vetëm në shfletuesin tënd: vendi i përafërt deri në 30 ditë, vendndodhja e saktë që lejon vetë deri në 7 ditë, dhe qyteti që zgjedh vetë deri në një vit.
- Historiku i pronave dhe i kërkimeve: vetëm në shfletuesin tënd, derisa ta pastrosh.
9. Të drejtat e tua
Mund të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave të tua. Llogarinë mund ta fshish vetë në çdo kohë nga faqja Llogaria, te Cilësimet, bashkë me pronat e ruajtura. Për kërkesa të tjera, na shkruaj nga faqja Kontakt.
10. Siguria
Fjalëkalimet mbrohen me kodim njëkahësh dhe hyrja bllokohet përkohësisht pas disa tentimeve të pasakta. Lidhjet për rivendosjen e fjalëkalimit vlejnë vetëm për 60 minuta.
11. Ndryshimet e kësaj politike
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Versioni në fuqi është gjithmonë ai i publikuar në këtë faqe, me datën lart. Për pyetje rreth saj, na shkruaj nga faqja Kontakt.
Shiko edhe Kushtet e përdorimit të platformës.