Kalo te përmbajtja

Model falas · plotësohet ndërsa shkruan

Kontrata e kaparit: model falas

Paramarrëveshja që nënshkruhet kur blerësi jep kapar për një banesë, shtëpi, lokal, tokë ose zyrë, para kontratës te noteri. Plotëso fushat dhe kontrata shkruhet vetë, pastaj printoje ose ruaje si PDF.

Ku dhe kur
Shitësi
Blerësi
Prona

Lloji i pronës

Çmimi dhe kapari

Si paguhet kapari

Pjesa tjetër e çmimit paguhet

Afatet dhe shpenzimet

Dorëzimi i pronës

Noterin dhe kadastrën i paguan

Para se të japësh kapar

  • Certifikata e pronës

    Kërkoje të re nga zyra kadastrale dhe krahaso emrin e pronarit me personin që shet.

  • Hipoteka dhe barrët

    Pyet nëse prona ka hipotekë, barrë ose kontest gjyqësor, dhe kontrolloje te zyra kadastrale para pagesës.

  • Banesë në ndërtim

    Kërko lejen e ndërtimit dhe kontratën e ndërtuesit me pronarin e tokës, dhe pyet kur regjistrohet banesa në kadastër.

  • Paguaj me gjurmë

    Jepe kaparin me transfer bankar ose kundrejt dëftesës së nënshkruar, kurrë pa letër.

Hapat e plotë i gjen te si të blesh pronë në Kosovë dhe te lista e kontrollit para blerjes.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është kapari?

Kapari është një shumë që blerësi i jep shitësit kur merren vesh për shitblerjen, si siguri se të dy do ta lidhin kontratën te noteri. Ai llogaritet si pjesë e çmimit.

Çfarë ndodh me kaparin nëse dikush heq dorë?

Varet nga ajo që shkruan në paramarrëveshje. Në këtë model, nëse heq dorë blerësi, kapari mbetet te shitësi; nëse heq dorë shitësi, ai ia kthen blerësit kaparin të dyfishuar.

A e kalon pronësinë kontrata e kaparit?

Jo. Pronësia kalon me kontratën e shitblerjes që lidhet te noteri dhe me regjistrimin në kadastër. Paramarrëveshja vetëm i detyron palët ta lidhin atë kontratë brenda afatit.

A duhet ta vërtetoj te noteri?

Paramarrëveshja mund të nënshkruhet edhe pa noter. Për më shumë siguri, sidomos për shuma të mëdha, mund t’i vërtetoni nënshkrimet ose ta hartoni te noteri.

Sa kapar jepet?

Shuma merret vesh mes palëve. Sa më i madh kapari, aq më e madhe edhe humbja për palën që heq dorë, prandaj zgjidhni një shumë që e pranoni të dy.

A ruhen të dhënat që shkruaj?

Vetëm në këtë pajisje, që ta vazhdosh më vonë. Nuk dërgohen te Strehëza. Me butonin Fshi të dhënat i heq menjëherë.

Mjete të tjera falas

Kalkulatorë dhe modele për blerjen, qiranë dhe tokën, me çmimet reale të tregut nga Strehëza.

Të gjitha mjetet