Për blerësit · buxheti i plotë
Kostot e blerjes së pronës
Çmimi i pronës nuk është e vetmja shumë që paguan. Shkruaj tarifat që të japin noteri, kadastra dhe agjencia, bashkë me rinovimin dhe mobilimin, dhe sheh sa para të duhen gjithsej.
Prona dhe tarifat
Kontrata dhe regjistrimi
Varet nga vlera e kontratës. Noteri ta thotë shumën paraprakisht.
Certifikatat dhe regjistrimi i pronës në emrin tënd.
Vetëm kur blen përmes agjencisë dhe e paguan ti.
Avokati, gjeodeti, përkthimi ose autorizimi.
Pas blerjes
Transporti, lidhjet e rrymës, ujit dhe internetit, dhe një rezervë për të papriturat. Shiko edhe listën e zhvendosjes.
Të duhen gjithsej
—
- Kostot mbi çmimin
- —
- Si pjesë e çmimit
- —
Kë të pyesësh për secilën shumë
Noterin
Tregoji çmimin dhe llojin e pronës, dhe pyete për tarifën e kontratës dhe çfarë dokumentesh të sjellësh.
Zyrën kadastrale
Pyet për taksën e certifikatës së pronës dhe të regjistrimit, dhe nëse kërkesën e dërgon noteri.
Agjencinë
Sa është komisioni, kush e paguan dhe kur. Kërkoje të shkruar para vizitës së parë.
Komunën
Sa është tatimi vjetor në pronë. E llogarit te tatimi në pronë.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton noteri për kontratën e shitblerjes?
Tarifa e noterit caktohet sipas tarifave zyrtare dhe varet nga vlera e kontratës. Telefonoje noterin disa ditë para kontratës, tregoji çmimin dhe pyete për shumën e saktë.
Kush i paguan shpenzimet e noterit dhe të kadastrës?
Merret vesh mes shitësit dhe blerësit. Shpesh i paguan blerësi, por mund t’i ndani edhe përgjysmë. Shkruajeni në marrëveshjen paraprake.
A paguhet komisioni i agjencisë?
Vetëm kur blen përmes agjencisë dhe kur kjo shkruhet në marrëveshjen me të. Pyet që në fillim sa është dhe kush e paguan: blerësi, shitësi apo të dy.
Pse nuk i ka kalkulatori tarifat të shkruara vetë?
Sepse tarifat ndryshojnë sipas vlerës së kontratës, komunës dhe marrëveshjes. Shkruaj shumat që të japin noteri, zyra kadastrale dhe agjencia, që llogaritja të jetë e saktë për pronën tënde.
Mjete të tjera falas
Kalkulatorë dhe modele për blerjen, qiranë dhe tokën, me çmimet reale të tregut nga Strehëza.
- Çmimi për m²: a është i drejtë?
- Sa vlen prona ime?
- Kostot e blerjes së pronës
- Sa kohë të kursej për banesë?
- Krahaso çmimet mes qyteteve
- Tatimi në pronë
- Kalkulatori i kthimit nga qiraja
- Sa qira mund të përballoj?
- Ndarja e qirasë mes shokëve
- Kontrata e qirasë, model falas
- Kontrata e kaparit, model falas
- Lista e kontrollit para blerjes ose qirasë
- Lista e zhvendosjes në shtëpinë e re
- Konvertuesi ar, m² dhe hektar
- Sipërfaqja e parcelës në ari
- Fjalori i pronave
- Çmimet e banesave në Kosovë