Kalo te përmbajtja

Kushtet e përdorimit

Këto kushte rregullojnë përdorimin e platformës Strehëza. Duke përdorur faqen, pranon kushtet më poshtë.

Përditësuar më 5 nëntor 2026

Shkurt

  • Strehëza nuk shet, nuk blen, nuk jep me qira dhe nuk ndërmjetëson prona.
  • Nuk marrim pagesa, kapare apo depozita për prona, dhe nuk jemi pronarë të shpalljeve.
  • Shpalljet i shfaqim nga burimet e ofruesve, dhe secila tregon burimin e vet.
  • Para çdo pagese, verifiko pronën dhe ofruesin vetë.

1. Çfarë është Strehëza

Strehëza është një platformë kërkimi që bashkon në një vend shpalljet e pronave për qira dhe shitje në Kosovë, nga agjencitë e patundshmërisë, kompanitë e ndërtimit dhe pronarët. I shfaqim shpalljet që ofruesit i kanë publikuar te burimet e tyre, që t’i gjesh dhe t’i krahasosh më lehtë.

Strehëza nuk është agjenci patundshmërie, nuk është ndërmjetëse dhe nuk është palë në asnjë marrëveshje qiraje, shitjeje ose blerjeje mes teje dhe ofruesit.

2. Ne nuk shesim dhe nuk mbajmë prona

  • Nuk shesim, nuk blejmë dhe nuk japim me qira asnjë pronë.
  • Nuk ndërmjetësojmë dhe nuk marrim komision nga shitjet ose qiratë.
  • Nuk marrim pagesa, kapare, depozita apo paradhënie për asnjë pronë.
  • Nuk mbajmë çelësa, dokumente pronësie apo kontrata të pronave.
  • Nuk jemi pronarë të shpalljeve. I shfaqim ashtu siç i kanë publikuar ofruesit te burimi.

Për t’i shfaqur shpejt, mbajmë vetëm të dhënat kryesore të shpalljes, si titullin, çmimin dhe përshkrimin, të marra nga burimi. Fotot shfaqen nga burimi i ofruesit. Kur ofruesi e heq ose e ndryshon shpalljen te burimi, e heqim ose e përditësojmë edhe në Strehëza në rifreskimin e radhës.

Kujdes: askush nga Strehëza nuk do të të kërkojë të paguash për një pronë. Nëse dikush të kërkon pagesë në emër tonë, mos paguaj dhe na shkruaj menjëherë nga faqja Kontakt.

3. Burimi i shpalljeve dhe referenca

Çdo shpallje në Strehëza tregon burimin e saj:

  • ofruesin që e ka publikuar dhe agjentin, kur ka një të tillë;
  • faqen ku është publikuar fillimisht, me lidhjen te shpallja origjinale;
  • datën kur u kontrollua për herë të fundit te burimi.

Shpalljet që pronarët dhe agjencitë i publikojnë vetë në Strehëza shënohen “Publikuar drejtpërdrejt në Strehëza” dhe tregojnë publikuesin dhe datën e përditësimit të fundit.

Titujt, çmimet, fotot, përshkrimet dhe kontaktet vijnë nga ofruesit. Nuk garantojmë saktësinë, plotësinë apo disponueshmërinë e tyre. Kur ka mospërputhje, vlen shpallja te burimi dhe ajo që të konfirmon vetë ofruesi.

Ofruesit i vendosin çmimet në euro. Çmimet në monedha të tjera janë të përafërta dhe llogariten me kursin e ditës.

4. Verifikimi para blerjes ose qirasë

Verifikimi i pronës dhe i ofruesit është përgjegjësia jote. Para se të paguash ose të nënshkruash diçka:

  1. Vizito pronën dhe takohu personalisht me ofruesin ose agjentin.
  2. Kërko certifikatën e pronës nga zyra komunale e kadastrës dhe krahaso emrin e pronarit me atë të personit që shet ose jep me qira. Nëse dikush vepron në emër të pronarit, kërko autorizimin e vërtetuar.
  3. Kontrollo që agjencia është biznes i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
  4. Mos jep kapar, depozitë apo paradhënie pa kontratë të shkruar. Kontrata e shitblerjes së pronës lidhet te noteri.
  5. Paguaj me transfer bankar te llogaria e pronarit ose e agjencisë dhe ruaj çdo dëftesë.
  6. Ki kujdes me çmimet shumë më të ulëta se të tjerat, me ngutjen për të paguar dhe me kërkesat për pagesë jashtë vendit.

Kur ke dyshime, këshillohu me një avokat ose noter para çdo vendimi. Nëse një shpallje të duket e dyshimtë, raportoje.

5. Ofruesit, profilet dhe agjentët

Profilet e ofruesve dhe të agjentëve të tyre krijohen nga informacionet që vetë ofruesit kanë publikuar, si emri, logoja, kontaktet e biznesit dhe shpalljet. Një profil në Strehëza nuk do të thotë që e kemi verifikuar ofruesin ose që e rekomandojmë.

Ofruesit mund të kërkojnë në çdo kohë korrigjimin, përditësimin ose heqjen e profilit, të agjentëve ose të shpalljeve të tyre përmes faqes Për ofruesit ose Kontakt.

6. Publikimi i pronave në Strehëza

Pronarët privatë, agjencitë dhe kompanitë e ndërtimit me llogari mund t’i publikojnë vetë pronat në Publiko pronën. Kur publikon një pronë:

  • konfirmon që prona ekziston, që të dhënat janë të sakta dhe që ke të drejtë ta japësh me qira ose ta shesësh, ose je i autorizuar nga pronari;
  • je përgjegjës për titullin, çmimin, fotot, përshkrimin dhe kontaktet që publikon;
  • publikon vetëm foto që i ke bërë vetë ose që ke të drejtë t’i përdorësh, dhe na lejon t’i shfaqim në Strehëza bashkë me shpalljen;
  • e heq ose e përditëson pronën kur shitet, jepet me qira ose ndryshon, nga faqja Pronat e mia.

Nuk lejohen prona që nuk ekzistojnë, çmime mashtruese, e njëjta pronë e publikuar disa herë, foto të marra nga shpallje të të tjerëve, as shpallje që kërkojnë pagesë para vizitës. Një pronar privat mund të ketë deri në 15 prona aktive njëkohësisht, ndërsa agjencitë dhe kompanitë e ndërtimit deri në 500.

Agjencitë dhe kompanitë e ndërtimit publikojnë me profilin e biznesit, që krijohet një herë te Profili i biznesit dhe shfaqet te lista e ofruesve. Duke e krijuar, konfirmon që biznesi është i yti ose që ke të drejtë ta përfaqësosh. Nuk lejohet përdorimi i emrit ose i logos së një biznesi tjetër. Profilin e ndryshon ose e mbyll vetë kurdo, pasi t’i heqësh pronat aktive.

Strehëza mund ta heqë pa paralajmërim çdo shpallje që i shkel këto rregulla dhe mund ta bllokojë llogarinë ose profilin e biznesit që i publikon, bashkë me pronat e tij. Shpallja e publikuar dhe profili i biznesit nuk do të thonë që e kemi verifikuar pronën, publikuesin ose biznesin.

7. Llogaria jote

Llogaria të lejon të ruash pronat e preferuara dhe të publikosh pronat e tua. Je përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit dhe për aktivitetin në llogarinë tënde. Llogarinë mund ta fshish në çdo kohë nga faqja Llogaria, te Cilësimet. Kur e fshin, fshihen edhe pronat që ke publikuar, fotot e tyre dhe profili i biznesit, nëse ke krijuar një të tillë.

8. Përdorimi i lejuar

Përdore Strehëzën për të kërkuar, krahasuar dhe ruajtur prona. Nuk lejohet:

  • përdorimi i platformës për mashtrim ose për qëllime të paligjshme;
  • paraqitja si ofrues, agjent ose punonjës i Strehëzës kur nuk je;
  • dërgimi i mesazheve të padëshiruara te ofruesit ose te ne;
  • kopjimi masiv i shpalljeve ose ngarkimi i tepërt i faqes me kërkesa të automatizuara;
  • çdo veprim që cenon të drejtat ose sigurinë e të tjerëve.

9. Të drejtat e përmbajtjes

Fotot, tekstet dhe logot e shpalljeve u përkasin ofruesve ose autorëve të tyre. Emri, logoja dhe dizajni i Strehëzës i përkasin Strehëzës. Nuk lejohet përdorimi i tyre për qëllime tregtare pa leje.

10. Lidhjet drejt faqeve të tjera

Strehëza përmban lidhje drejt faqeve të ofruesve dhe shërbimeve të tjera. Kur hap shpalljen origjinale, kalon në faqen e ofruesit, që ka kushtet e veta. Nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen ose praktikat e atyre faqeve.

11. Kufizimi i përgjegjësisë

Strehëza ofrohet ashtu siç është. Nuk mbajmë përgjegjësi për gjendjen, pronësinë, ligjshmërinë apo disponueshmërinë e pronave, për veprimet e ofruesve dhe të agjentëve, as për pagesat, vendimet dhe marrëveshjet mes teje dhe tyre.

12. Ndryshimet e kushteve

Këto kushte mund të përditësohen herë pas here. Versioni në fuqi është gjithmonë ai i publikuar në këtë faqe, me datën lart. Për pyetje rreth tyre, na shkruaj nga faqja Kontakt.

Shiko edhe Politikën e privatësisë për mënyrën si i trajtojmë të dhënat e tua.