Kalo te përmbajtja

Reklamo në Strehëza

Dilni para njerëzve që po kërkojnë shtëpi.

Strehëza i bashkon në një vend pronat e agjencive të Kosovës. Kush vjen këtu po kërkon banesë, shtëpi, lokal ose tokë. Reklamoni biznesin tuaj para tyre, ose bëni agjencinë tuaj Premium dhe dilni e para në kërkim.

prona aktive në Strehëza
agjenci dhe ofrues
Premium

Banesë në Dardani

Agjencia juaj

Premium

Banesë në Arbëri

Agjencia juaj

Reklamë

Reklama juaj

Biznesi juaj

Shembull Pronat Premium të parat dhe një reklamë mes rezultateve

Dy mënyra për t’u dukur

Reklama për çdo biznes, dhe Premium për agjencitë që duan pronat e tyre të parat.

Reklamë për biznesin

Për çdo biznes që do të dalë para njerëzve që kërkojnë pronë në Kosovë.

  • Me madhësinë e një prone, në ballinë, mes rezultateve të kërkimit, në faqen e pronës dhe te lista e ofruesve
  • Me foton, titullin dhe butonin tuaj, që hap faqen ose ofertën tuaj
  • Ju zgjidhni vendet, qytetet, qiranë ose shitjen, dhe datat
  • Shfaqjet dhe klikimet numërohen për çdo reklamë

Agjenci Premium

Për agjencitë dhe kompanitë e ndërtimit që i kanë pronat në Strehëza, si ato që i sjellim nga faqja e tyre, ashtu edhe ato që publikojnë vetë.

  • Pronat tuaja zënë vendet e para në çdo faqe të rezultateve
  • Rresht i veçantë “Pronat e veçuara” në ballinë
  • Shenja Premium te çdo pronë dhe te profili juaj
  • E para te lista e ofruesve

Ku shfaqet reklama juaj

Katër vende në faqe, secili në një moment tjetër të kërkimit. Reklama ka madhësinë e një prone, që të përshtatet me faqen, dhe del vetëm aty ku përputhet me qytetet dhe me qiranë ose shitjen që zgjidhni.

Ballina

Faqja e parë që hap çdo vizitor. Reklama juaj del brenda rreshtave të pronave, me madhësinë e një prone. Jo në çdo rresht: vetëm në disa prej tyre, aty ku rreshti ose vizitori është në qytetet tuaja.

Prona në Prishtinë

Shembull reklame brenda një rreshti pronash në ballinë Reklamë

Titulli i reklamës suaj

Emri i biznesit tuaj

Mëso më shumë →

Shembull

Agjenci Premium

Si dalin të parat pronat Premium

4 vendet e para në çdo faqe
Në renditjen e zakonshme, nga më të rejat ose më afër vizitorit, çdo faqe me 24 prona hapet me 4 prona Premium që përputhen me kërkimin.
Agjencitë Premium alternohen
Kur ka më shumë se një agjenci Premium, pronat e tyre dalin me radhë, që secila të ketë vendin e saj.
Rreshti “Pronat e veçuara” në ballinë
Pronat tuaja kanë rreshtin e tyre menjëherë pas pronave më të reja, dhe kur dihet ku ndodhet vizitori, ato më afër tij dalin të parat.
Renditja që zgjedh vizitori mbetet e saktë
Kur vizitori rendit vetë sipas çmimit ose sipërfaqes, rezultatet mbeten të sakta, me shenjën Premium te pronat tuaja.

Faqja 1 e rezultateve

  1. Vendi 1: Premium
  2. Vendi 2: Premium
  3. Vendi 3: Premium
  4. Vendi 4: Premium
  5. Vendi 5
  6. Vendi 6
  7. Vendi 7
  8. Vendi 8
  9. Vendi 9
  10. Vendi 10
  11. Vendi 11
  12. Vendi 12

Pronat Premium Pronat e tjera, në renditjen e zakonshme

Nga kërkesa te reklama në faqe

  1. Na shkruani

    Plotësoni formularin më poshtë: kush jeni, çfarë ju intereson, ku doni të shfaqeni dhe për sa kohë.

  2. Merrni ofertën

    Ju shkruajmë me ofertën dhe vendet e lira për datat që doni.

  3. Dilni në Strehëza

    Na dërgoni foton, titullin dhe lidhjen. Reklama ose Premium nisin në datën e fillimit dhe ndalen vetë në datën e mbarimit.

Kërkoni ofertën

Na tregoni për biznesin tuaj dhe çfarë ju intereson. Ju përgjigjemi me email me ofertën dhe hapat e ardhshëm.

A shënohen reklamat si reklama?

Po. Çdo reklamë mban shenjën “Reklamë” dhe hap faqen ose ofertën e biznesit. Pronat e agjencive Premium mbajnë shenjën “Premium”.

A mund ta zgjedh ku shfaqet reklama?

Po: në ballinë, mes rezultateve të kërkimit, në faqen e pronës dhe te lista e ofruesve, për datat që ju përshtaten. Mund të zgjidhni edhe qytetet dhe nëse del te pronat me qira, në shitje apo te të dyja, që reklama të dalë vetëm aty ku përputhet me klientët tuaj.

A ndikon Premium kur vizitori rendit sipas çmimit?

Jo. Kur vizitori rendit vetë sipas çmimit ose sipërfaqes, rezultatet mbeten të sakta. Premium i nxjerr pronat tuaja të parat në renditjen e zakonshme, nga më të rejat ose më afër vizitorit.

Kush mund të bëhet agjenci Premium?

Çdo agjenci patundshmërie ose kompani ndërtimi që i ka pronat në Strehëza, si ato që i sjellim nga faqja e tyre, ashtu edhe ato që publikojnë vetë me profilin e biznesit.

Sa kushton?

Çmimi varet nga vendet, kohëzgjatja dhe paketa që zgjidhni. Na shkruani përmes formularit dhe ju dërgojmë ofertën.

Çfarë ju intereson?
Për sa kohë

Duke dërguar kërkesën, pranoni Politikën e privatësisë.