Zyre moderne me qera në Rrugën C me inventar dhe paisje
Zyrë me qira në Rruga C, Prishtinë
700 € / muaj
Përshkrimi i pronës
Ofrohet me qira një banesë e shndërruar në zyrë moderne, plotësisht e gatshme për punë, ideale për kompani ose ekipe deri në 5 persona. Hapësira është funksionale dhe e pajisur në detaje — mjafton të sillni laptopët dhe të filloni punën menjëherë. Zyra ndodhet në kompleksin Nura Group, në Rrugën C, me dalje direkte në rrugë (rreth 50 metra) dhe qasje shumë të lehtë në transportin publik (linja Urban 3C gjatë gjithë kohës). Ekziston mundësi parkimi për 1–2 vetura pa pagesë brenda kompleksit, sipas disponueshmërisë. Zyra gjendet në katin e parë. Hapësira është e pajisur me: 5 tavolina elektrike moderne SENSE 5 karrige ergonomike SENSE 5 monitorë Samsung 27” Full HD me mbajtëse profesionale 5 tastiera dhe mouse wireless Zyra përfshin gjithashtu kuzhinë funksionale me dispenser uji dhe frigorifer, aparat kafe Lavazza me kapsula, tualet, terasë për pushim, si dhe një dhomë shtesë që mund të përdoret për mbledhje, konferenca ose sipas kërkesës së klientit. Klimatizimi është me Midea, me shpenzime minimale të energjisë. Hapësira është e dizajnuar në mënyrë profesionale dhe shumë e përshtatshme për programerë, arkitektë, dizajnerë, video editing, punë online/remote, si dhe kompani vendore apo të huaja. Shënim: rryma, uji dhe mirëmbajtja paguhen nga qiramarrësi. Interneti 500 Mb/s nga Artmotion dhe TV janë të përfshira në çmimin e qirasë deri në përfundim të kontratës. Çmimi: 700 € / muaj. Gjithçka është gati për përdorim të menjëhershëm.
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Me qira
- Lloji i pronës
- Zyrë
- Çmimi
- 700 € / muaj
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Rruga C
- Sipërfaqja
- 70 m²
- Dhoma
- 2
- Banjo
- 1
- Kati
- 1
- Mobilimi
- I mobiluar
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Rruga C · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps