Kalo te përmbajtja

Vilë 140m2 në shitje në Keqekollë

Shtëpi në shitje në Keqekollë, Prishtinë

120.000 €

Përshkrimi i pronës

Mes natyrës, qetësisë dhe privatësisë që ofron zona e Keqekollës / Stallovës, ofrohet për shitje vilë moderne me sipërfaqe 140 m², ideale për vikend, jetesë të qetë apo investim afatgjatë pranë Prishtinës. Vila është e organizuar në dy nivele. Në katin përdhesë gjendet dhoma e ditës me kuzhinë dhe tryezari, banjoja dhe ambienti kryesor i qëndrimit, ndërsa në katin e parë ndodhen 2 dhoma gjumi me pamje të hapur drejt natyrës. Prona karakterizohet nga ndërtim unik dhe atmosferë shumë e ngrohtë, pasi është e punuar pothuajse tërësisht me dru austriak cilësor, që i jep stil modern dhe ndjesi alpine. Aktualisht është e përfunduar pjesa e kuzhinës dhe ambienti i kaminit, duke i lënë pronarit mundësinë ta personalizojë pjesën tjetër sipas stilit të vet. Një nga avantazhet kryesore të këtij lokacioni është kombinimi perfekt mes privatësisë, natyrës dhe qasjes së lehtë nga Prishtina. Zona tashmë është duke u zhvilluar me vila dhe investime të reja nga profile të ndryshme biznesore dhe profesionale, duke e bërë një ndër zonat më interesante për investim afatgjatë.

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
120.000 €
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Keqekollë
Sipërfaqja
140 m²
Dhoma
2
Dhoma gjumi
2
Banjo
1

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Keqekollë · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Vilë 140m2 në shitje në Keqekollë