Kalo te përmbajtja

Terracier në shitje në kompleksin Koral Tower 2 – Kalabria e Re

Banesë në shitje në Kalabria e Re, Prishtinë

130.000 €

Përshkrimi i pronës

Në zemër të një prej zhvillimeve më moderne në kryeqytet, ofrohet për shitje një terracier me sipërfaqe prej 91.34 m² (73.66 m² banesë + 17.68 m² tarracë). I pozicionuar në katin e 8-të të kompleksit Koral Tower 2, ky apartament ofron një përvojë banimi bashkëkohore, të ndërtuar me cilësi të lartë dhe kujdes në çdo detaj. Koral Tower 2 është projektuar për të ofruar më shumë se një banesë – është një mënyrë jetese. Arkitektura moderne, hapësirat gjelbëruese dhe standardet teknike të avancuara e bëjnë këtë kompleks ndër më të kërkuarit në Kalabrinë e Re. Banesat janë të dizajnuara për ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, me efikasitet të lartë energjetik dhe izolim termik e akustik që garanton rehatinë maksimale. Kompleksi ofron gjithashtu ambiente të dedikuara për banim dhe afarizëm, parkingje nëntokësore, hapësira të përbashkëta funksionale dhe siguri të plotë për banorët. Punimet përfundimtare të projektit pritet të mbyllen në fund të vitit 2026. Çmimi: 130,000€ Dokumentacioni për pronën kompletohet përmes noterit.

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Banesë
Çmimi
130.000 €
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Kalabria e Re
Sipërfaqja
91 m²
Dhoma
2
Dhoma gjumi
2
Banjo
2
Kati
8
Karakteristikat
Parking Tarracë Fletë poseduese

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Kalabria e Re · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Terracier në shitje në kompleksin Koral Tower 2 – Kalabria e Re