Kalo te përmbajtja

Shtëpia me QIRA/237m2

Shtëpi me qira në Veternik, Prishtinë

1.000 € / muaj

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për qira shtëpia me sipërfaqe 237m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen Veternik prapa Grand Store. Shtëpi me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 237 m² në një truall prej 5 ari, ku 3 ari janë të dedikuara për parkim të jashtëm, ndërsa 1.5 ari për gjelbërim. Ka gjithashtu një garazh nëntokësor prej 100 m². Karakterizohet me: Kati i parë: Qëndrim ditorë me kuzhinë, një dhomë zyre dhe një banjo. Kati i dytë: Tri dhoma gjumi me dalje në ballkon dhe një banjo. Shtëpia është e pajisur me sistem kondicionimi në sallon dhe në të gjitha dhomat e gjumit, si dhe ngrohje qendrore me një burim energjie prej 28 kW. Për më tepër, ajo përfshin një sistem alarmi, furnizim të vazhdueshëm me ujë 24 orë dhe një gjenerator rezervë prej 5 kW. Ka gjithashtu një depozitë rezerve uji prej 2000 litrash, një kopsht të këndshëm përpara dhe hapësirë parkimi për dy automjete. E vendosur në një rrugë pa dalje, në një mjedis të qetë, shtëpia është afër disa vendndodhjeve të njohura si restoranti i famshëm “Vela Fish”, një farmaci, furrë buke dhe dyqane ushqimore të ndryshme si “Egzolinda” dhe “Meridian”, kafene/restorante të tjera, Përjetoni nga afër luksin që ofron kjo shtëpi unike! Çmimi: 1000€/muaj

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Me qira
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
1.000 € / muaj
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Veternik
Sipërfaqja
237 m²
Dhoma
3
Dhoma gjumi
3
Ngrohja
Ngrohje qendrore

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Veternik · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpia me QIRA/237m2