Kalo te përmbajtja

Shtëpi në shitje me 445m2 në lagjen Qëndresa Home

Shtëpi në shitje në Qëndresa Home, Prishtinë

1.050 € / m²

Përshkrimi i pronës

Në lagjen e mirëorganizuar Qëndresa Home në Çagllavicë, e ndërtuar nga kompania Bau Holding, ofrohet për shitje një shtëpi e tipit M1 me standard të lartë ndërtimi dhe organizim shumë funksional të hapësirave. Shtëpia ka sipërfaqe totale 445 m², nga të cilat 240 m² janë të shpërndara në përdhesë dhe katin e parë, me dhomë ndenjeje të bollshme, kuzhinë me tryezari, dhoma gjumi dhe hapësira ndihmëse të menduara për jetesë familjare komode. Përveç kësaj, prona ofron një bodrum prej 125 m² me ndriçim natyral, i përshtatshëm për rekreacion, si dhe një nënkulm prej 80 m² me lartësi standarde, i shfrytëzueshëm sipas nevojës. Në total, shtëpia disponon katër dhoma gjumi, përfshirë një master bedroom, tre banjo, tualet shtesë dhe dy ballkone. Nga jashtë, shtëpia është e përfunduar me izolim termik, fasadë moderne dhe dritare cilësore, ndërsa nga brenda suvatimi është kryer plotësisht, duke i dhënë mundësinë blerësit ta personalizojë interierin sipas preferencave të veta. Lagjja përbëhet nga 261 shtëpi dhe njihet për rendin urban, sigurinë dhe ambientin e qetë, shumë e përshtatshme për familje. Prona ka fletë poseduse, ndërsa kontrata realizohet te noteri. Çmimi: 1050€/m2

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
1.050 € / m²
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Qëndresa Home
Sipërfaqja
445 m²
Dhoma
4
Dhoma gjumi
4
Banjo
4

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Qëndresa Home · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi në shitje me 445m2 në lagjen Qëndresa Home