Shtëpi në SHITJE/465m²
Shtëpi në shitje në Veternik, Prishtinë
700 € / m²
Përshkrimi i pronës
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 465m², në Prishtinë me orientim Lindje-Jug-Perëndim. Shtëpia gjendet në Veternik, tek Lagjja Qendresa. Shtëpia ka 8ari tokë, me 530m² oborr. E dizajnuar për jetesë të standardeve moderne me hapësirë të mjaftueshme në secilin pozicion. Lagjja ndër më të mirat në Prishtinë dhe pozita shtëpisë ndër më të mirat në lagje. Ndërtim i vitit 2009. Shtëpi me investim luksoz dhe arkitekturë moderne, me absorbim maksimal të energjisë diellore gjatë tërë vitit. Shtëpia është dy kat dhe nënkulmi, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit. Kati i parë karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, depo dhe banjo. Po ashtu ka edhe banjo për mysafir, me dizajn estetik. Kati i dytë karakterizohet me: Katër dhoma gjumi(secila me banjo të veçantë) dhe ballkona. Shtëpia ka po ashtu një hapsirë për saunë, dy garazha dhe terrasë 100m². Sistemin e ngrohjes e ka me kamin. Çmimi: 700€/m² Shtëpia mund të lëshohet edhe me qera me çmim 2000€/muaj Për këtë pronë kontrata bëhet tek noteri!
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Shtëpi
- Çmimi
- 700 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Veternik
- Sipërfaqja
- 465 m²
- Dhoma
- 1
- Dhoma gjumi
- 1
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Veternik · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps