Shtëpi në shitje 230m2 në Veterrnik
Shtëpi në shitje në Vetërrnik, Prishtinë
1.250 € / m²
Përshkrimi i pronës
Shitet shtëpi moderne në Veterrnik, mbrapa lagjes NIC, në një zonë të qetë dhe shumë të përshtatshme për jetesë familjare, me qasje të shpejtë drejt qendrës së qytetit dhe infrastrukturë të rregulluar. Shtëpia ka 230 m² sipërfaqe banimi dhe 3 ari oborr privat, me dizajn bashkëkohor dhe ndërtim cilësor. Prona aktualisht është në ndërtim e sipër, ndërsa afati i dorëzimit të çelësave është 1 qershor 2026. Shtëpia do të dorëzohet e përfunduar nga brenda, me laminat, pllaka, dyer dhe pajisje sanitare, e gatshme për mobilim sipas preferencës së pronarit të ri. Shtëpia është e ndarë në dy nivele. Në katin përdhesë gjendet dhoma e ditës me kuzhinë dhe tryezari, një dhomë gjumi, një depo dhe 1 banjo. Ndërsa në katin e parë ndodhet 1 master bedroom me garderob dhe banjo personale, 2 dhoma gjumi standarde, lavanderia dhe 2 ballkone. Lokacioni ofron privatësi, qetësi dhe ambient të rregullt banimi, duke e bërë këtë pronë zgjedhje ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe standard të mirë jetese pranë kryeqytetit. Kontrata realizohet te noteri, duke garantuar siguri të plotë juridike. Çmimi: 1,250 € / m².
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Shtëpi
- Çmimi
- 1.250 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Vetërrnik
- Sipërfaqja
- 230 m²
- Dhoma
- 4
- Dhoma gjumi
- 4
- Banjo
- 3
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Vetërrnik · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps