Kalo te përmbajtja

Shtëpi me qira – Ekskluzive – Pamje nga Qendra e Qytetit – Prishtinë

Shtëpi me qira në Prishtinë

Qiraja sipas marrëveshjes

Përshkrimi i pronës

Çmimi: Me marrëveshje Ofrohet për qira një shtëpi ekskluzive dhe unike në Kosovë, e vetmja e këtij lloji, e cila ofron një pamje mahnitëse nga qendra e qytetit dhe ka pishinë private. Në katin përdhes gjendet një fitnes i kompletuar me çdo pajisje të nevojshme për një trup sa më të shëndetshëm, sauna për relaks, si dhe lavanderia. Në katin e parë janë dy qëndrime ditore të mëdha, kuzhina e madhe me ishull qendror dhe hapësira të bollshme për sistemimin e pajisjeve, si dhe një pjesë e ndarë për tryezari. Kati i dytë përfshin katër dhoma gjumi, prej të cilave një master bedroom me banjo private dhe dalje në ballkonin e madh me pamje të hapur nga qendra e qytetit. Secila banjo ka parahyrje me lavaman për larjen e duarve, ndërsa ballkonet ofrojnë ambient të këndshëm për relaksim. Shtëpia ka oborr madhështor të mirëmbajtur me verandë të dekoruar, pishinë private, parkim të organizuar për rreth 12 vetura, kamera sigurie në çdo cep, ndriçim ambiental modern që i dhuron një pamje të veçantë gjatë natës, si dhe arkitekturë bashkëkohore me stil luksoz në çdo detaj. Prona është e mobiluar dhe e kompletuar deri në detajin e fundit, e gatshme për banim, duke përfaqësuar një shtëpi ëndrrash për secilin.

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Me qira
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
Qiraja sipas marrëveshjes
Qyteti
Prishtinë
Dhoma
4
Dhoma gjumi
4
Mobilimi
I mobiluar

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi me qira – Ekskluzive – Pamje nga Qendra e Qytetit – Prishtinë