Shtëpi me QERA/200m²
Shtëpi me qira në Prishtinë
1.300 € / muaj
Përshkrimi i pronës
Ofrohet për qira shtëpia me sipërfaqe 200m², në Prishtinë. Shtëpia gjendet në Lagjen Chelsea Point. Shtëpi me dizajn të frymëzuar nga ndërtimet e stilit evropian, i cili është i jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë. Shtëpia është dy kat, e gjitha e shfrytëzueshme deri në cepin e fundit. Karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy WC, depo, terasa dhe hapsirë e mjaftueshme parkingu në oborr. Në katin e fundit shtëpia ka dhe një qëndrim ditor dhe një depo, të cilat mund të shfrytëzohen si hapsira pune. Shtëpia është e pabanuar më parë, e cila është ndërtim i ri e sapo përfunduar. Lagjja në të cilën gjenden shtëpitë është lagje private, e qetë dhe e sigurt, larg zhurmës urbane në një zone ku mbizotëron natyra, veçori këto që mundësojnë një jetesë komode dhe tejet të rehatshme. Sistemin e ngrohjes e ka me qendrore me rrymë, dhe shpenzimet gjatë dimrit janë minimale. Shtëpia ka oborr të rregulluar deri në perfeksion. Çmimi: 1300€/muaj
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Me qira
- Lloji i pronës
- Shtëpi
- Çmimi
- 1.300 € / muaj
- Qyteti
- Prishtinë
- Sipërfaqja
- 200 m²
- Dhoma
- 3
- Dhoma gjumi
- 3
- Ngrohja
- Me energji elektrike
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps