Kalo te përmbajtja

Shtëpi Ekskluzive në shitje – 4 dhoma gjumi + 3.91 Ari – Lagjja Qershia

Shtëpi në shitje në Prishtinë

Çmimi sipas marrëveshjes

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për shitje shtëpi ekskluzive me sipërfaqe 269.7m², e ndërtuar në parcelë prej 3.91 ari, në Lagjen Qershia, në një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar të Prishtinës. Ideale për banim familjar ose investim afatgjatë. Shtëpia është e ndërtuar me standard të lartë, me izolim cilësor termik dhe akustik, ndriçim të bollshëm natyral dhe punime premium në çdo detaj. Ngrohja është nën dysheme në të gjitha hapësirat, e mbështetur nga pompë termike Daikin Altherma, si dhe bojler qendror 260L për ujë sanitar, duke garantuar komoditet dhe kosto të ulëta operative. Ambientet e jashtme janë të rregulluara me oborr të gjelbëruar, sistem automatik të ujitjes, pisha dekorative Lejland për privatësi maksimale dhe bunar funksional (10m). Orientimi lindje–jug–perëndim siguron ndriçim optimal gjatë gjithë ditës. Shtëpia është plotësisht e licencuar nga ZRRE, KEDS dhe KESCO (back to grid) dhe e pajisur me sistem solar Growatt me kapacitet 12.5 kWh dhe bateri 5 kWh. Gjithashtu, posedon mbushës për veturë elektrike në oborr, duke mundësuar vetë-mjaftueshmëri energjetike dhe kursim të ndjeshëm të energjisë. Prona ofron qetësi, siguri dhe qasje të shpejtë në shkolla, çerdhe, markete dhe rrugë kryesore – zgjedhje ideale për një stil jetese modern dhe familjar. Shtëpia ka këtë rënditje: – Hapësirë e madhe e ditës, – Kuzhinë e integruar, – 3 dhoma gjumi, – 1 dhomë pune, – 3 banjo, – 1 lavanderi, – 1 depo, – 1 garazh, – 2 hapësira parkimi jashtë shtëpisë.

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
Çmimi sipas marrëveshjes
Qyteti
Prishtinë
Sipërfaqja
270 m²
Dhoma
4
Dhoma gjumi
4
Banjo
3
Ngrohja
Ngrohje nën dysheme
Karakteristikat
Garazh Oborr Depo

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi Ekskluzive në shitje – 4 dhoma gjumi + 3.91 Ari – Lagjja Qershia