Kalo te përmbajtja

Shtëpi 420m² për shitje në Veternik

Shtëpi në shitje në Veternik, Prishtinë

400.000 €

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për SHITJE shtëpia me sipërfaqe 420 m², e ndërtuar në truall prej 6 Ari, me lokacion në Veternik, përballë Lagjja 038, në një lagje shumë të qetë dhe pa dalje, që ofron privatësi dhe kushte shumë të mira për banim. Shtëpia është e renovuar rishtazi. Shtëpia është e organizuar në bodrum, përdhese, dy kate dhe nënkulm dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; Në bodrum ka depo, hapësirën ku janë të vendosura pompa termike dhe kaldaja e peletit, utiliti si dhe një qëndrim ditor, hapësirë shumë e përshtatshme për relaks apo përdorim të përditshëm; Në katin përdhese gjendet qëndrimi ditor (sallon i rregulluar me stil dhe mobilim atraktiv), kuzhina, banjo si dhe një dhomë, si dhe verandë rreth 20 m²; Kati i dytë është i dedikuar për hapësirën e gjumit dhe përbëhet nga tri dhoma gjumi dhe dy banjo, ku dy nga dhomat e gjumit posedojnë ballkon; Kati i tretë (nënkulmi) ofron sallon me mundësi për rekreacion, një dhomë dhe një banjo, hapësirë ideale për relaks, argëtim ose aktivitete familjare. Shtëpia gjithashtu posedon oborr të rregulluar me gjelbërim, dyer automatike për hyrje, si dhe ndriçim të jashtëm, duke ofruar komoditet dhe siguri shtesë për banorët. – ID: 4219

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
400.000 €
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Veternik
Sipërfaqja
420 m²
Dhoma
3
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Ngrohja
Kaldajë

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Veternik · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi 420m² për shitje në Veternik