Shtëpi 352m2 me qera në Panorama Residence, Graçanicë
Shtëpi me qira në Premiera Residence, Prishtinë
1.100 € / muaj
Përshkrimi i pronës
Ofrohet me qira shtëpi në lagjen Premiera Residence, me sipërfaqe 352 m² dhe parcelë prej 4 ari oborr, ideale për familje që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe standard të lartë jetese. Shtëpia është e organizuar në 3 nivele. Në pjesën e poshtme gjendet podrumi, me hapësirë të madhe të shfrytëzueshme. Në katin përdhesë ndodhen dhoma e ditës, kuzhina me tryezari, 1 dhomë gjumi, 1 banjo, si dhe garazha. Ndërsa në katin e parë gjenden 3 dhoma gjumi, banjo, si dhe hapësira të tjera funksionale për jetesë komode familjare. Prona posedon sistem të ngrohjes me pompë termike, ndërsa aktualisht është në fazën e rregullimeve të brendshme. Brenda afatit prej rreth një muaji do të përfundojnë parketi/laminati, punimet e tavaneve dhe detajet e tjera të nevojshme, duke e bërë shtëpinë të gatshme për banim. Shtëpia mund të lëshohet e pamobiluar ose e mobiluar, sipas kërkesës dhe marrëveshjes me klientin. Një pronë moderne në një nga lagjet më të qeta dhe më të organizuara për banim pranë kryeqytetit.
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Me qira
- Lloji i pronës
- Shtëpi
- Çmimi
- 1.100 € / muaj
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Premiera Residence
- Sipërfaqja
- 352 m²
- Dhoma
- 4
- Dhoma gjumi
- 4
- Banjo
- 3
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Premiera Residence · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps