Kalo te përmbajtja

Shtëpi 310m2 për shitje në Arbëri (Dragodan)

Shtëpi në shitje në Arbëri (Dragodan), Prishtinë

1.400 € / m²

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për shitje shtëpi në Arbëri, mbi Parkun e Ri (ish Cigllana), në një nga lokacionet më të kërkuara për banim dhe investim në Prishtinë. Prona ka 310 m² sipërfaqe banimi dhe rreth 450 m² hapësirë të shfrytëzueshme, e ndërtuar në parcelë prej 4 ari, me oborr dhe parking për 2 vetura. Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është se aktualisht është e lëshuar me qira për banorë ndërkombëtarë, duke e bërë një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të qëndrueshëm afatgjatë. Shtëpia është e organizuar në disa nivele. Posedon podrum të madh rreth 30 m², ndërsa në katin përdhesë gjendet salloni i madh me kuzhinë, me dalje direkte në terasë, 1 dhomë gjumi, depo dhe banjo. Në katin e parë ndodhen 3 dhoma gjumi, secila me ballkon, ku dy prej tyre ofrojnë pamje panoramike të qytetit të Prishtinës. Në nivelin e fundit ndodhet një rooftop prej rreth 140 m², me pamje spektakolare të qytetit në të gjitha drejtimet. Prona posedon dokumentacion të rregullt, ndërsa përveç shitjes, pronari është i hapur edhe për ndërrim me banesa. Çmimi: 430,000 €

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
1.400 € / m²
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Arbëri (Dragodan)
Sipërfaqja
310 m²
Dhoma
4
Dhoma gjumi
4
Banjo
3
Mobilimi
I mobiluar
Karakteristikat
Parking Ballkon Tarracë Oborr Depo Fletë poseduese

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Arbëri (Dragodan) · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi 310m2 për shitje në Arbëri (Dragodan)