Kalo te përmbajtja

Shtëpi 238m2 në shitje në lagjen 038

Shtëpi në shitje në Lagjja 038, Graçanicë

1.250 € / m²

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për shitje shtëpi moderne në lagjen 038, afër Premiera Residence, në një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar për banim, me qasje të shpejtë në qendër të Prishtinës dhe infrastrukturë të zhvilluar. Shtëpia ka 238 m² sipërfaqe banimi dhe 3 ari oborr privat, me arkitekturë moderne, organizim funksional dhe standard të lartë ndërtimi. Prona aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve, ndërsa dorëzimi i çelësave është planifikuar për 1 Gusht 2026. Shtëpia do të dorëzohet e përfunduar me laminat, pllaka, dyer, pajisje sanitare, si dhe oborr të rregulluar dhe të gatshëm për shfrytëzim. Organizimi i brendshëm është i ndarë në dy nivele. Në katin përdhesë ndodhen dhoma e ditës me kuzhinë dhe tryezari, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe depo. Në katin e parë gjendet master bedroom me garderobë dhe banjo private, 2 dhoma gjumi, 1 banjo e përbashkët, hapësirë për zyrë (study room) dhe 2 ballkone. Një nga veçoritë që e dallon këtë pronë janë dritaret e mëdha panoramike të vendosura në të gjithë shtëpinë, të cilat sigurojnë ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës dhe krijojnë një ambient të hapur e të këndshëm. Fasada është e punuar me travertin, një material premium që i jep objektit një pamje elegante, moderne dhe jetëgjatësi të lartë. Prona posedon garazh të mbyllur dhe hapësirë parkimi për gjithsej 4 vetura, duke ofruar komoditet të plotë për familjen. Lokacioni ofron privatësi, qetësi dhe një komunitet të organizuar, duke e bërë këtë pronë zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë cilësi të lartë jetese pranë kryeqytetit. Kontrata finalizohet te noteri, duke garantuar siguri të plotë juridike. Çmimi: 1,250 € / m²

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Shtëpi
Çmimi
1.250 € / m²
Qyteti
Graçanicë
Lagjja
Lagjja 038
Sipërfaqja
238 m²
Dhoma
4
Dhoma gjumi
4
Banjo
3

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Lagjja 038 · Graçanicë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Shtëpi 238m2 në shitje në lagjen 038