Shitet shtëpi ekskluzive në kompleksin Nest Living
Shtëpi në shitje në Nest Living, Prishtinë
1.600 € / m²
Përshkrimi i pronës
Një stil jetese që nuk blihet çdo ditë… Shitet shtëpi ekskluzive në kompleksin premium Nest Living, ngjitur me lagjen Qëndresa Home – një ndër adresat më të dëshiruara për banim luksoz në periferi të Prishtinës. E pozicionuar vetëm disa hapa nga hyrja kryesore e lagjes, kjo shtëpi është e 4-ta në radhë dhe pjesë e një komuniteti të qetë, të organizuar dhe me ndërtim cilësor nga Benita Corporation. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 250m², të shpërndarë në dy kate dhe një nënkulm, e sapo përfunduar, me çelësa në dorë dhe e gatshme për banim. Dizajni bashkëkohor, dritaret e mëdha dhe ndriçimi natyral në çdo cep e bëjnë këtë pronë të veçantë dhe të rafinuar. Ngrohja është e zgjidhur me sistem pompë termike, për efikasitet energjetik dhe komoditet maksimal. • Kati përdhesë: sallon i gjerë me kuzhinë të hapur, një dhomë gjumi, banjo, garazhë dhe terasë. • Kati i dytë: tri dhoma gjumi, dy banjo dhe dhomë lavanderie/utility. • Kati i nënkulmit: dy dhoma gjumi shtesë, banjo dhe terasë private.
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Shtëpi
- Çmimi
- 1.600 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Nest Living
- Sipërfaqja
- 250 m²
- Dhoma
- 6
- Dhoma gjumi
- 6
- Banjo
- 4
- Karakteristikat
- Garazh Tarracë Fletë poseduese
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Nest Living · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps