Ofrohet banesa me qira në lagjen Lakrishte
Banesë me qira në Lakrishtë, Prishtinë
480 € / muaj
Përshkrimi i pronës
Ofrohet BANESA 87 m2 me QIRA në lagjen Lakrishte,Prishtine, banesat e reja të Tregtisë, poshtë hekurudhës dhe afër me shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, në distancë ecje ka vetëm 10 minuta nga qendra e qytetit, monumenti NEWBORN. Banesa ka dy dhoma të gjumit, sallon, kuzhinë, dy tualete/banjo, një ballkon – të mbyllur me dritare lëvizëse. E gjithë hapësira e banesës, është komplet e mobiluar me pajisje dhe orendi të reja. Kuzhina: është e pajisur me të gjitha mjetet që i duhen një kuzhine, ka shporetin elektrik dhe furrën funksionale, frigoriferin, makinën për larjen e enëve, tavolinën për ushqim e cila mund të rritet dhe zvogëlohet dhe katër karrige. Të dy dhomat e gjumit dhe salloni kanë dalje/derë që ju lidhë direkt me ballkon. Banjo dhe tualeti: kanë të gjitha pajisjet përcjellëse, vaskë, makinë për larjen e rrobave, bojler, lavaman dhe pasqyrë. Paradhoma dhe korridoret: paradhoma e kompletuar me rafte për këpucë, hapësira për varjen e rrobave, pasqyrë mbi 2M, dollapa dhe hapësira tjera shtesë. – ID:2677
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Me qira
- Lloji i pronës
- Banesë
- Çmimi
- 480 € / muaj
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Lakrishtë
- Sipërfaqja
- 87 m²
- Dhoma
- 2
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 2
- Mobilimi
- I mobiluar
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Lakrishtë · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps