Kalo te përmbajtja

Objekt afarist me qira / Veternik - 680m²

Lokal afarist me qira në Veternik, Prishtinë

Qiraja sipas marrëveshjes

Përshkrimi i pronës

Ofrohet për qira objekti afarist me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 680m², ndodhet në Veternik, afër Bau Market dhe Gizzi Grill. Objekti është i ndarë në bodrum dhe 3 kate, ku secili kat ka ndarje të ndyshme. Hapësirat e objektit mund të shfrytëzohen për veprimtari biznesore të ndryshme, varësisht nga kërkesat që kanë klientët, duke përfshirë shfrytëzim të hapësirës për zyre, kurse të gjuhëve të huaja, organizata të huaja, depo farmaceutike, zyre projektuse, studio grafike, administratë, ordinancë, programim, call center e zhvillime të veprimtarive të ndryshme të kësaj natyre. Objekti afarist është i ekspozuar nga ndriçimi natyral, ku gjatë ditës dhe në mbrëmje pamja nga ballkoni është panaromike. Lartësia e objektit është 3 metra, e veshur me Amstrong dhe e ndriçuar me drita LED. Bodrumi me sipërfaqe prej 190m², mund të perdoret si depo për vendosje të mallrave të ndryshme. Ka lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe të favorshëm, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Objekti afarist i cili ofrohet me qira është ndërtim i ri, modern dhe posedon gjithë infrastrukturën e re të nevojshme. Në këtë objekt ka siguri të lartë pasi vëzhgohet nga kamerat e sigurisë dhe është i instaluar alarmi. Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike (shumë ekonomike dhe mund të dëshmohet me faturë). Vlen të theksohet se hapësira afariste prej 680m² mund të modifikohet, ndahet dhe ofrohet me qira me kate të ndara. Kati i 1-rë me sipërfaqe 120m² ka këtë rënditje: – Hapësirë pune e hapur (ku mund të modifikohet dhe të ndahet), – Banjo. Kati i 2-të me sipërfaqe 170m² ka këtë rënditje: – Salloni me kuzhinë, – 3 hapësira pune, – 2 banjo, – Depo, – Terasë 40m². Kati i 3-të me sipërfaqe 200m² ka këtë rënditje: – Salloni me kuzhinë, – 4 hapësira pune (njëra prej tyre me dalje në terasë), – 3 banjo, – Depo, – Terasë 82m².

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Me qira
Lloji i pronës
Lokal afarist
Çmimi
Qiraja sipas marrëveshjes
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Veternik
Sipërfaqja
380 m²
Kati
1
Karakteristikat
Ballkon Terasë

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Veternik · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Objekt afarist me qira / Veternik - 680m²