Banesë në shitje me 2 dhoma gjumi në lagjen Kalabria e re
Banesë në shitje në Kalabria e Re, Prishtinë
1.500 € / m²
Përshkrimi i pronës
Në Kalabri të Re ofrohet për shitje banesë e gatshme për banim, me sipërfaqe 89.3 m², e pozicionuar në katin e 4-të, e ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe ideale për jetesë komode familjare. Banesa ka orientim Perëndim, çka mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites dhe ambient të ngrohtë e të rehatshëm. Organizimi përfshin dhomë dite me kuzhinë dhe tryezari, 2 dhoma gjumi dhe 1 banjo, me planimetri funksionale dhe shfrytëzim optimal të hapësirës. Objekti është ndërtuar me blloka të bardhë cilësorë, të njohur për izolim të lartë termik dhe akustik, rezistencë strukturore dhe jetëgjatësi. Banesa është e pajisur me dritare 3-shtresore, 4-stinore, të cilat sigurojnë izolim të shkëlqyer ndaj zhurmës dhe temperaturave. Fasada me tulla belge, e kombinuar me izolim termik dhe akustik, garanton komoditet maksimal, kursim energjie dhe standard të lartë ndërtimi. Ngrohja realizohet me sistem Vaillant, objekti posedon ashensor, ndërsa hyrja dhe kompleksi janë privatë, duke ofruar qetësi, siguri dhe mirëmbajtje të rregullt. Lokacioni ofron qasje shumë të lehtë nga të gjitha zonat e kryeqytetit, duke e bërë pronën praktike për jetesë të përditshme. Banesa është e gatshme për banim. Parakontrata realizohet te noteri. Çmimi: 1,500 € / m². Një pronë që kombinon cilësinë e ndërtimit, orientimin e favorshëm dhe lokacionin shumë të kërkuar në një ofertë të sigurt për banim ose investim.
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Banesë
- Çmimi
- 1.500 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Kalabria e Re
- Sipërfaqja
- 89 m²
- Dhoma
- 2
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 1
- Kati
- 4
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Kalabria e Re · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps