Banesë në shitje 117m2 në lagjen Kalabria e re
Banesë në shitje në Kalabria e Re, Prishtinë
1.500 € / m²
Përshkrimi i pronës
Në Kalabri të Re ofrohet për shitje banesë me 3 dhoma gjumi, e pozicionuar në katin e 3-të, me sipërfaqe 117 m², e ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe ideale për jetesë familjare afatgjatë. Banesa ka orientim Lindje–Jug–Perëndim, me pamje të hapur dhe të garantuar, pa mundësi bllokimi në të ardhmen, duke siguruar ndriçim maksimal gjatë gjithë ditës. Organizimi përfshin dhomë dite me kuzhinë dhe tryezari, 3 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 tualet, me planimetri shumë funksionale. Objekti është ndërtuar me blloka të bardhë cilësorë, të njohur për izolim të lartë termik dhe akustik, rezistencë dhe jetëgjatësi strukturore. Banesa është e pajisur me dritare 3-shtresore, 4-stinore, që ofrojnë izolim të shkëlqyer ndaj zhurmës, të ftohtit dhe nxehtësisë. Fasada me tulla belge, e kombinuar me izolim termik dhe akustik, garanton komoditet maksimal, kursim energjie dhe standard të lartë ndërtimi. Ngrohja realizohet me sistem Vaillant, objekti posedon ashensor, ndërsa hyrja dhe kompleksi janë privatë, duke ofruar qetësi, siguri dhe ambient të rregullt. Lokacioni ka qasje shumë të lehtë nga të gjitha zonat e kryeqytetit, çka e bën pronën praktike për jetesë të përditshme. Parakontrata realizohet te noteri. Çmimi: 1500 € / m². Një banesë që bashkon cilësinë e ndërtimit, ndriçimin natyral dhe lokacionin premium në një ofertë të rrallë.
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Banesë
- Çmimi
- 1.500 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Kalabria e Re
- Sipërfaqja
- 117 m²
- Dhoma
- 3
- Dhoma gjumi
- 3
- Banjo
- 2
- Kati
- 3
- Karakteristikat
- Ashensor Fletë poseduese
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Kalabria e Re · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps