Banesë me 3 dhoma gjumi për shitje në Lakrishtë - Prime Residence 2
Banesë në shitje në Lakrishtë, Prishtinë
3.100 € / m²
Përshkrimi i pronës
Ofrohet për shitje banesë me sipërfaqe 129 m² në Lakrishtë, në kompleksin Prime Residence 2, të ndërtuar nga Dervisholli & Partners, kompani e njohur për standard dhe cilësi të lartë ndërtimi. Banesa është e gatshme për banim dhe shitet e pamobiluar. Organizimi përfshin dhomën e ditës me kuzhinë dhe tryezari, 3 dhoma gjumi, 2 banjo, 1 depo dhe 1 ballkon. Orientimi jug-lindje i siguron banesës ndriçim maksimal natyral, ambient të ngrohtë gjatë ditës dhe pamje të hapur. Falë pozicionimit në lartësi, banesa është gjithashtu e mbrojtur nga zhurma e rrugës. Prona ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës për banim dhe investim, me kërkesë të lartë për qira dhe potencial të mirë afatgjatë. Aktualisht banesa është e lëshuar me qira për shfrytëzim afarist si zyrë deri në dhjetor 2026, me një qira të favorshme. Qiramarrësit aktualë kanë shprehur interesim për ta vazhduar qiranë edhe më tej, nëse blerësi i ri dëshiron; në të kundërt, prona mund të lirohet sipas kërkesës së tij. Banesa posedon fletë poseduse, ndërsa kontrata finalizohet te noteri. Çmimi: 3,100 € / m²
Çfarë ofron kjo pronë
Detajet e pronës
- Lloji i shpalljes
- Në shitje
- Lloji i pronës
- Banesë
- Çmimi
- 3.100 € / m²
- Qyteti
- Prishtinë
- Lagjja
- Lakrishtë
- Sipërfaqja
- 130 m²
- Dhoma
- 3
- Dhoma gjumi
- 3
- Banjo
- 2
- Mobilimi
- Pa mobilje
Burimi dhe verifikimi
Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.
Hap shpalljen origjinaleKu ndodhet
Lakrishtë · Prishtinë
Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps