Kalo te përmbajtja

Banesa në shitje

Banesë në shitje në Prishtina e Re, Prishtinë

1.100 € / m²

Përshkrimi i pronës

Ofrohen për shitje banesat në Prishtinë! Banesat gjenden në Lagjen Prishtina e Re, Kompleksi “Lisi”. Banesa super luksoze, me rehati dhe komoditet të mjaftueshëm për banorët. Aty ku mbizotron shija dhe stili i veçantë i një jetë familjare. Ofrohen tri banesa për shitje me planimetri dhe kate të ndryshme. Banesa me sipërfaqe 92.90m², në katin e tretë dhe karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinën, dy dhoma gjumi, banjo, WC depo dhe ballkon. Banesa me sipërfaqe 90m², në katin e parë dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC dhe ballkon. Banesa me sipërfaqe 79.60m², në katin e dytë dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes parashihen ta kenë me energji elektrike. Disa nga karakteristikat që e veçojnë këtë objekt janë: izolimi akustik dhe termik, dritare me 3 xhama, parket i kualitetit të lartë, nxemje dysheme, 2 ashensor, dyer për mbrojtje nga zjarri, qasje për Termokos në të ardhmen, fasadë e kombinuar mes demitit dhe asaj ventiluese, etj. Përreth Kompleksit ka parkingje të mjaftueshme për vetura, hapësira gjelbruese me parqe dekorative, ndriqim artificial i hapësirave, këndi për lojëra të fëmijëve, pushimore. Çmimi: 1100/m² Për këtë pronë kontrata realizohet tek noteri. Objekti është në ndërtim e sipër, dhe gati është në përfundim!

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Banesë
Çmimi
1.100 € / m²
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Prishtina e Re
Sipërfaqja
92.9 m²
Dhoma
2
Dhoma gjumi
2
Kati
3
Ngrohja
Termokos
Karakteristikat
Ashensor Parking Ballkon Depo

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Prishtina e Re · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Banesa në shitje