Kalo te përmbajtja

Banesa ne shitje

Banesë në shitje në Kalabria (Emshir), Prishtinë

1.450 € / m²

Përshkrimi i pronës

Ofrohen për shitje banesat në Prishtinë! Banesat gjenden në Lagjen Emshir (Kalabri). Banesa super luksoze, me rehati dhe komoditet të mjaftueshëm për banorët. Aty ku mbizotron shija dhe stili i veçantë i një jetë familjare. Ofrohen kater banesa për shitje me planimetri dhe kate të ndryshme. Banesa me sipërfaqe 120.25m², tipi “A” dhe karakterizohet me: Qëndrim ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi (njëra me banjo të vecantë), banjo e përbashkët, depo dhe ballkon. Banesa me sipërfaqe 104.70m², tipi “D” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkon. Banesa me sipërfaqe 92.86m², tipi “F” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, WC, depo dhe ballkon. Banesa me sipërfaqe 59.52m², tipi “G” dhe karakterizohet me: Qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon. Sistemin e ngrohjes parashihen ta kenë me energji elektrike. Disa nga karakteristikat që e veçojnë këtë objekt janë: izolimi akustik dhe termik, dritare me 3 xhama, parket i kualitetit të lartë, nxemje dysheme, 2 ashensor, dyer për mbrojtje nga zjarri, qasje për Termokos në të ardhmen, fasadë e kombinuar mes demitit dhe asaj ventiluese, etj. Përreth Kompleksit ka parkingje të mjaftueshme për vetura, hapësira gjelbruese me parqe dekorative, ndriqim artificial i hapësirave, këndi për lojëra të fëmijëve, pushimore. Çmimi: 1450/m² Për këtë pronë kontrata realizohet tek noteri. Objekti është në ndërtim e sipër, dhe parashihet të përfundojnë në Mars të vitit 2025!

Detajet e pronës

Lloji i shpalljes
Në shitje
Lloji i pronës
Banesë
Çmimi
1.450 € / m²
Qyteti
Prishtinë
Lagjja
Kalabria (Emshir)
Sipërfaqja
120.25 m²
Dhoma
3
Dhoma gjumi
3
Ngrohja
Termokos

Burimi dhe verifikimi

Strehëza i bashkon në një vend shpalljet e agjencive dhe e shfaq këtë ashtu siç është publikuar te burimi.

Hap shpalljen origjinale

Ku ndodhet

Kalabria (Emshir) · Prishtinë

Vendndodhja në hartë mund të jetë e përafërt. Konfirmoje me ofruesin. Hape në Google Maps

Njihu me ofruesin

Raporto këtë shpallje

Banesa ne shitje